BallinaSportiMirlind Daku vlen 10 milionë euro/ Mediat ruse zbulojnë prapaskenat me sulmuesin...

Mirlind Daku vlen 10 milionë euro/ Mediat ruse zbulojnë prapaskenat me sulmuesin kuqezi

-

Dera për t’u larguar nuk i është mbyllur ende. Gjithsesi, Mirlind Daku nuk ka ndërmend të largohet nga Rubini, edhe pse dritarja e transferimit në futbollin rus mbetet e hapur deri në 20 shkurt.

Interesim për sulmuesin e Shqipërisë ka pasur, por shuma e kërkuar nga klubi rus, 10 milionë euro për kartonin e tij, I ka trembur ata që e donin.

Vetë Rubini pohon se nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, por mediat ruse shkruajnë se të paktën ishin dy klube të interesuar, Kaljari në Serinë A italiane dhe Lensi në Ligën e Parë të Francës.

Gjithsesi, edhe pse 10 milionë euro është jashtë 50 transferimeve kryesore të kësaj periudhe në Europë, kjo shumë u bë pengesë për Dakun.

Si do të jetë e ardhmja e tij? Trajneri Rashid Rahimov thotë se Mirlindi do të jetë në ekip të paktën deri në fund të sezonit, po këtë pohon edhe babai I tij, Feimi.

Ekziston një mundësi që ai të kalojë në Turqi, por sipas mediave në Kazan dhe në Moskë, Daku nuk e pëlqen këtë vend për arsye sportive, dhe synon një nga ligat kryesore europiane.

Tashmë, priten dy beteja për të. Së pari rinovimi I kontratës, për të cilën besohet se ai mund të pranojë, dhe Rubini ta dëshirojë për të mos e humbur falas apo për pak para. Së dyti, sulmuesi kuqezi synon të barazojë ose të kalojë rekordin e golave të Rubinit në një sezon të futbollit rus. Buharov dhe Dominges kanë arritur në 16 rrjeta, ndërsa shqiptari ka deri tani 9, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, diaspora shqiptare proteston në...

0
Gjenevë, 27 shtator 2026 – Diaspora shqiptare është mbledhur në Gjenevë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas...