3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ku është Drita jonë? Rikthimi i Shpresës

Duhet ti lexosh

/ Nga PhD. Xhavit LIPAJ, Zvicër/ 

Një pasqyrë e Shoqërisë mes spektaklit dhe Realitetit. Kur njeriu largohet nga atdheu, mban me vete kujtimet, krenarinë dhe përkushtimin për vendin e tij. Diaspora shqiptare, e shpërndarë nëpër botë, e ka treguar me vepra dashurinë e saj për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare.

Por sot, një pyetje e dhimbshme ngrihet: A po e humbasim thelbin tonë?

 Ku është drita jonë?

 Spektakli si Prioritet: Fundi i Mendimit Kritik?

Jemi zhytur në një epokë ku mendimi kritik ka humbur vendin ndaj spektaklit. Mediat, rrjetet sociale dhe diskurset publike i japin përparësi zhurmës, dramës dhe thashethemeve. Po të hapnim një bisedë mbi zhvillimin ekonomik, mbi idetë e reja, mbi përparimin e sistemit arsimor apo shëndetësor, vështirë se do të gjenim një audiencë të gjerë. Por një reality show apo një debat banal e mban publikun të lidhur për orë të tëra. Dikur, e vetmja forcë që na mbante të fortë ishte dija, kultura dhe dinjiteti. Sot, po i zëvendësojmë me konsumizëm dhe sipërfaqësore.

Diaspora: Faktor ndikues apo spektator?

Diaspora shqiptare ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e vendit. Ka investuar, ka ndihmuar, ka qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Por sot, a po e shohim vendin tonë thjesht nga ekrani, si spektatorë, pa ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimet e domosdoshme?

Pjesa më e madhe e diasporës ende nuk përzihet në debatet publike të vendit, ende nuk e shpreh zërin e saj aty ku duhet.

 Dhe këtu lind pyetja: A mund të ndryshojmë diçka pa u angazhuar drejtpërdrejt? Pse na pëlqen të harrojmë?

A jemi lodhur nga realiteti?

 A kemi zgjedhur të largohemi jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht nga problemet e vendit tonë?

E vërteta është e dhimbshme: ende nuk jemi aty ku duhet të ishim. Rinia vazhdon të largohet nga atdheu, ekonomia ende është e brishtë, sistemi politik ende lufton me korrupsionin. Por në vend që të merremi me këto çështje, harxhojmë kohë duke ndjekur argëtime sipërfaqësore. E vetmja që humbëm, por nuk u zhduk. Por shpresa nuk është e humbur. Ende ka një brez që punon, që krijon, që shpreson. Ka një diasporë që, nëse zgjedh të veprojë, mund ta ndryshojë kursin e historisë sonë. E vetmja nuk është zhdukur, ajo thjesht po pret momentin kur ne të zgjohemi.

Si ta rikthejmë?

Nuk mjafton të ankohemi. Nuk mjafton të shohim nga larg.

Duhet të veprojmë:

Të rifitojmë kulturën e leximit dhe të mendimit kritik. Të marrim pjesë aktive në zgjedhje dhe të ndikojmë në vendimmarrje. Të mbështesim debate të shëndosha për të ardhmen e vendit. Të mos mbetemi thjesht spektatorë, por të jemi ndërtues të realitetit të ri. Diaspora ka një forcë të jashtëzakonshme. Mjafton të zgjohet, të veprojë dhe të tregojë që e vetmja nuk u zhduk – ajo është ende këtu, dhe mund të kthehet më e fuqishme se kurrë.

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit