BallinaAtdheu36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Sot mbushen 36 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës. Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino nuk mund të rizgjidhet

0
Ditët kalojnë, ndërsa pozicioni i Gianni Infantino vazhdon të rëndohet dhe misioni i tij për t’u rizgjedhur si president i FIFA bëhet më i...