BallinaDiasporaBerisha drejt SHBA-së, ftohet nga IDU për Konventën e Partisë Republikane në...

Berisha drejt SHBA-së, ftohet nga IDU për Konventën e Partisë Republikane në Teksas

-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ftuar këtë të enjte nga International Democracy Union (IDU) për t’u bërë pjesë e delegacionit zyrtar të kësaj organizate në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane. Aktiviteti pritet të mbahet në Dallas të Teksasit, më 9 dhe 10 shtator 2026.

Përmes një letre zyrtare të datës 7 gusht 2026, Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtoresha Ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep, konfirmoi praninë e Berishës në këtë ngjarje. Në mesazhin e saj drejtuar liderit të PD-së, ajo shprehu kënaqësinë për bashkimin e tij me delegacionin, duke nëvizuar se prania e tij në këtë takim të rëndësishëm të republikanëve do të sjellë vlerë si për vetë atë, ashtu edhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

 “IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Boksierja e Kosovës detyron serben të dorëzohet në rundin e dytë

0
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore ndaj kundërshtares nga Serbia me prejardhje ruse Kristina Kuluhova, duke e detyruar atë të dorëzohet në...