BallinaAtdheuZjarret në Himarë, kryebashkiaku Vangjel Tavo thirrje për banorët: Largohuni nga zonat...

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Vangjel Tavo thirrje për banorët: Largohuni nga zonat e rrezikuara

-

Një situatë e rëndë zjarri është raportuar në zonën e Himarës, me flakët që po përparojnë në drejtim të zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, banorëve u është bërë thirrje urgjente të largohen nga banesat, bizneset apo ambientet e tjera që mund të jenë në rrezik.

  • foto galeri Në njoftimin e shpërndarë nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, për qytetarët kërkohet që banorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve gjatë situatës.

    Gjithashtu, qytetarëve u bëhet apel që, në rast nevoje, të kërkojnë menjëherë ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, shërbimeve zjarrfikëse dhe urgjencës mjekësore.

    “Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, thuhet në njoftim. Në terren janë vënë në dispozicion edhe numra kontakti për koordinimin dhe marrjen e ndihmës nga banorët në zonat e prekura:

    +355 69 600 0200
    +355 69 260 4355
    +355 69 478 6723
    +355 69 726 6533
    +355 69 252 1907
    +355 68 240 6302
    +355 69 539 2571
    +355 69 580 3899
    +355 69 323 7130
    +355 69 463 6213

    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të Himarës të mos neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën, transmeton bweb.

    Loading posts…
    - Reklama -spot_img

    Duhet ti lexosh

    Zhupa nderohet në Itali me çmimin ndërkombëtar “Një jetë për kulturën”

    0
    Poeti shqiptar Ilirjan Zhupa është nderuar në Reggio Calabria të Italisë me çmimin letrar ndërkombëtar “Rhegium Julii – Një jetë për kulturën”, që mban...