BallinaAtdheuParlamenti i Shqipërisë rikthehet në punë më 8 shtator, zbardhet rendi i...

Parlamenti i Shqipërisë rikthehet në punë më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

-

Pas pushimeve verore, Kuvendi do të rinisë punimet parlamentare ditën e martë, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, duke çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të. Përmes urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përmbylljes së pushimeve të verës.

Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të konsistojë në tri pika kryesore:

Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit. -Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.

-Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Rikthimi i deputetëve në sallën e parlamentit pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur aksioni opozitar dhe tensionet institucionale mbeten në fokus të zhvillimeve në vend, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Standardet e BE-së për hekurudhat shqiptare – Elektrifikim, ERTMS dhe trena...

0
Linjat kryesore hekurudhore shqiptare që bëjnë pjesë në shtrirjen e rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të modernizohen sipas standardeve të reja teknike...