BallinaDiasporaZëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Bekim Sali, në Samitin e Davosit

Zëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Bekim Sali, në Samitin e Davosit

-

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Samitin e Davosit dhe në Takimin e Liderëve 2026, një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim global.

Ai mori pjesë në dy panele tematike: “Klima, Konfliktet dhe Kujdesi”, ku u theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar; dhe “Ballkani – Historia, Stabiliteti dhe e Ardhmja”, ku u diskutuan sfidat rajonale, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik si shtylla për paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Gjatë qëndrimit të tij, Sali zhvilloi takime me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe media nga e gjithë bota, duke diskutuar mundësi bashkëpunimi, partneriteti dhe zhvillimet politike dhe ekonomike të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut, transmeton opentv.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump kërkon Nobelin e Paqes: Një ditë para vendimit

0
Uashington – Vetëm një ditë para shpalljes së laureatit të Çmimit Nobel për Paqen 2026, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur deklaratat...