BallinaAktualitetiVota e Diasporës/ Krrashi: Nëse ecet në trendin e këtyre ditëve, do...

Vota e Diasporës/ Krrashi: Nëse ecet në trendin e këtyre ditëve, do të regjistrohen 300-400 mijë shqiptarë

Deputeti i PS, Lavdrim Krrashi në një intervistë në Ora News u shpreh se përsa i përket votimit të Diasporës, nëse ecet me trendin e këtyre ditëve do të regjistohen midis 300 deri në 400 mijë shqiptarë.

Krrashi: Përsa i përket shifrave unë jam Diasporë dhe natyrisht që për mua kënaqësia më e madhe do të ishte sikur mundësisht të ishin regjistruar të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë të cilët e kanë dhënë kontributin e tyre në format nga më të ndryshmet.

Jo thjesht përsa i përket pjesës financiare sepse në atë aspekt ato kanë qenë shteti i munguar social i Shqipërisë për 35 vite, por edhe në forma të tjera.

Përsa i përket numrit, numri në fakt në vlerësimin tim është i kënaqshëm në sensin që është mesatar rreth 5 mijë në ditë, duke marrë një mesatare të ponderuar përgjatë të gjitha ditëve pra që nga data 11 që do të thotë rreh 2 jave e gjysëm. Dhe mendoj se është një numër që i ka surprizuar shumë prej politikanëve shqiptarë. Nese ecet në këtë trendin e këtyre ditëve do të thotë që do të regjistrohen midis 300-400 mijë shqiptarë, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHKOLLA SHQIPE “GJUHA JONE” PRET KRAHËHAPUR FËMIJËT

0
Më 13 Shtator 2026, në orën 10:00 të mëngjesit, nis dita e parë e shkollës, pranë Shoqatës Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. Dita...