BallinaAktualitetiVota e Diasporës, Celibashi: Duhet të Ndryshojnë Afatet e Regjistrimit të Subjekteve...

Vota e Diasporës, Celibashi: Duhet të Ndryshojnë Afatet e Regjistrimit të Subjekteve Ligjore!

-

Shqipëri: Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për realizimin e votës së diasporës.

Deklarata vjen nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë seancës dëgjimore në për buxhetin e vitit 2025 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili tha ka përgatitur shkresën për t’ua dërguar partive parlamentare.

“Shqetësim na ka dalë afati për regjistrimin e kandidatëve. Koha që ne duam për të marrë dhe dërguar fletën e votimit është 30-40 ditë vajtje-ardhje, kështu na është thënë nga operatorët, përfshirë dhe postën shqiptare. Duke marrë këtë të dhenë, paraqitem këtë shqetësim, ndoshta vlen që të paraqitet lista e kandidatëve. E kemi afatin shumë të shkurtër për kandidatët. Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore. Duhet që të përfundojë 40 ditë para datës së zgjedhjeve. E kemi sjellë si shqetësim, e kemi gati. Ja kemi bërë këtë shkresë partive parlamentare”, tha Celibashi./rtsh.al

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës...

0
Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen. Në një postim në rrjetet sociale,...