BallinaFoto LajmPolicia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë tërhiqen tek Parku Rinia

Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë tërhiqen tek Parku Rinia

-

Policia ka zgjedhur të veprojë në mënyrë të dhunshme ndaj protestuesve, që sot ishin në numër të jashtëzakonshëm.

Efektivët kanë nxjerrë autobotët menjëherë, pa lejuar që protestuesit të mblidhen përpara godinës së Kryeministrisë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve. Gjithashtu, efektivët kanë qëlluar edhe me plumba gome, edhe pse ata përdoren vetëm kur rrezikohet jeta e një polici. Edhe përdorimi i plumbave të gomës në pjesën e sipërme të trupit të protestuesve po ashtu është i ndaluar.

Të rinjtë protestues janë shtyrë tashmë tek Parku Rinia, por se nuk janë tërhequr. Ata po riorganizohen, teksa policia në mënyrë të dhunshme vijon veprimet e saj kundër qytetarëve.

Uji me presion i policisë ka dëmtuar kamerat e një grupi xhirimi të News24, teksa tashmë përcillen pamje me celularë. Qytetarët janë në ditën e 12-të të protestës. Ata shprehen se nuk duan dialog me kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë dorëheqjen e tij./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ismail Dibrani përfaqëson Kosovën në Samitin Global të Inovacionit dhe Sigurisë...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës merr pjesë në një samit ndërkombëtar ku po diskutohen inteligjenca artificiale, teknologjitë e reja të sigurisë...