BallinaDiasporaEdhe Mërgata e Kujtoi Mbrëmë Pushkën e Parë të UÇPMB-së Kundër Regjimit...

Edhe Mërgata e Kujtoi Mbrëmë Pushkën e Parë të UÇPMB-së Kundër Regjimit Serb

-

Dje më 15 nëntor u bënë 25 Vite nga Pushka e parë Çlirimtarëve për Liri e Ribashkim të Kosovës Lindore. Edhe pse në moshë të thyer, Sheket Asani tregoi për pak minuta se si e krisi pushkën i pari në ato treva kundër regjimit dhe duke kujtuar dëshmorët me një minutë heshtje.

Me këtë rast u mbajt një takim kujtimi dhe krenarie në selinë e Shoqatës Atdhetare „Atdheu“ në Bad Ragaz të St. Gallen me disa nga veprimtarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të përkrahur edhe nga atdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

 

Në praninë e shumë bashkatdhetarëve të të gjitha trojeve shqiptare u kujtuan dëshmorët dhe të gjithë çlirimtarët që patën veshur uniformën për ta hequr qafe regjimin e egër nga trojet autoktone shqiptare.

Diaspora, në çdo proces, ishte afër atdheut, prandaj edhe mbrëmë, me zemër ishte andej.

Ky takim, u organizua nga SHH “Lugina e Preshevës”, ku më pastaj, u zgjodh edhe kryesia e re e kësaj shoqate, që po i mbush 20 vjet veprimtari, sa atdhetare edhe aq humanitare. Për më në detaje, se si shkoi takimi i mbrëmshëm, do t`ju informojmë gjatë ditës.

 HelveticALForum.ch

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BËHU VETËM NJË HERË TRIM!

0
Nga Mehmet ELEZI Autori është publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat shqiptar I ngjan Enverit: projekt i huaj, jo projekt shqiptar. Njësoj si ai, u katapultove nga...