BallinaDiasporaVizitë zyrtare e Kryetarit të KMSHZ-së në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë...

Vizitë zyrtare e Kryetarit të KMSHZ-së në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë

-

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), Fehim ef. Abazi, në kuadër të vizitave të tij institucionale pas marrjes së detyrës si kryetar, siç mëson helveticALforum.ch zhvilloi një vizitë zyrtare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, ku u prit nga Ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z. Ermal Dredha. Në këtë vizitë, Kryetari Abazi shoqërohej nga Rijad ef. Aliu, anëtar i Kryesisë së KMSHZ-së dhe përgjegjës për Zvicrën frankofone, si dhe Dr. Besim Nuzi, anëtar i Kryesisë dhe përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë dhe komisionet. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe konstruktive, gjatë së cilës u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Zvicër, projektet dhe prioritetet e KMSHZ-së për të ardhmen, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit institucional. Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkërendimit të përpjekjeve në mbështetje të komunitetit shqiptar, ruajtjes së vlerave fetare, kulturore e kombëtare, si dhe zhvillimit të nismave dhe projekteve me karakter edukativ, kulturor dhe shoqëror. Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm dhe e krijimit të urave të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me synim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit.

KMSHZ-ja shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj Ambasadorit z. Ermal Dredha për pritjen e përzemërt, bashkëbisedimin e frytshëm dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit institucional.

Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e KMSHZ-së për zgjerimin e marrëdhënieve institucionale dhe ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë, në funksion të mirëqenies, unitetit dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ)

HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

EFJ ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve në Shqipëri

0
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin e lartë të sulmeve...