BallinaDiasporaFSK-ja forcon kapacitetet taktike përmes trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

FSK-ja forcon kapacitetet taktike përmes trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

-

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në një trajnim ndërkombëtar në Kroaci, me fokus në avancimin e aftësive taktike, procedurat standarde të intervenimit dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e Togut për Intervenime të Policisë Ushtarake të FSK-së kanë përfunduar trajnimin ndërkombëtar me temën “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili është mbajtur nga 2 deri më 6 nëntor në Slunj të Kroacisë. Trajnimi është zhvilluar nën udhëheqjen e instruktorëve të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate, duke u ofruar pjesëtarëve të FSK-së mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe për të avancuar njohuritë profesionale në fushën e ndërhyrjeve taktike.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëtarët e FSK-së kanë zhvilluar ushtrime praktike në zbatimin e procedurave standarde të intervenimit, luftimin në hapësira të mbyllura (CQB), si dhe ushtrime të qitjes gjatë ditës, natës dhe nga automjetet në lëvizje.

Sipas ministrit Maqedonci, këto aktivitete kanë rëndësi të veçantë për ngritjen e nivelit të përgatitjes profesionale dhe harmonizimin e praktikave të FSK-së me standardet e partnerëve ndërkombëtarë.

“Këto aktivitete kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e aftësive taktike, ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe harmonizimin e procedurave me standardet dhe praktikat e partnerëve tanë”, ka theksuar Maqedonci.

Ai ka ritheksuar se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Kroacinë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bashkëpunimi në fushën e trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare përbën një nga format e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së dhe përafrimit të saj me praktikat profesionale të partnerëve ndërkombëtarë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon presidentin e Senatit francez, Gérard Larcher

0
PARIS – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher, në prag të nisjes së...