BallinaDiasporaVizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve,...

Vizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve, po vjen ndryshimi

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e cilësoi me rëndësi të veçantë vizitën e kreut të PD-së, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Balliu tha se kjo vizitë përbën, sipas tij, një sinjal të rëndësishëm për ndryshimin që presin qytetarët shqiptarë.

Deputeti demokrat u shpreh se vizita në SHBA dëshmoi, sipas tij, “pastërtinë e figurës së Sali Berishës” përballë akuzave dhe shpifjeve që ai i cilësoi si të fabrikuara ndaj liderit të opozitës.

“Kjo vizitë është një nga më të shumëpriturat dhe shpalos në mënyrën më të jashtëzakonshme një fitore të së vërtetës mbi të keqen, shembjen e malit të shpifjeve të financuara nga paraja e korrupsionit dhe drogës”, deklaroi Balliu.

Ai akuzoi kundërshtarët politikë se, sipas tij, kanë përdorur shpifjet për të dëmtuar figurën e Berishës dhe për t’i krijuar mundësi qeverisë së Edi Ramës të vijojë qeverisjen pa pengesa.

Balliu theksoi se mbështetja e qytetarëve dhe zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë treguar se akuzat ndaj Berishës nuk qëndrojnë. “Ky është një moment mbështetjeje të qytetarëve dhe i pastërtisë së Sali Berishës, të faktuar edhe përtej oqeanit. Çdo qytetar sot mund të jetojë shpresëplotë, se ndryshimi po vjen”, u shpreh deputeti i PD-së, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën

0
Kosova e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje formale për t’iu bashkuar listës së shkurtër të shteteve që janë zotuar të jenë pjesë e...