BallinaEKSKLUZIVEViti i ri arsimor në Diasporë/ Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për...

Viti i ri arsimor në Diasporë/ Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët, gjuha shqipe në themel të trashëgimisë

-

Mbi 17 mijë tekste mësimore do të shpërndahen për fëmijët shqiptarë në Diasporë gjatë vitit të ri shkollor 2026–2027. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përmes një videomesazhi.

Sipas ministrit, janë parashikuar mbi 5700 paketa mësimore për nxënësit në 15 shtete të Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Tekstet e përbashkëta përfshijnë lëndët “Gjuha shqipe” dhe “Kultura shqiptare” dhe janë të dedikuara për nivelet e parë, të dytë dhe të tretë.

“Do të bëjmë çmos të plotësojmë 100 për qind të kërkesave”, u shpreh Hoxha, duke theksuar bashkëpunimin me Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Ministrinë e Arsimit.

Një risi për këtë vit shkollor është përfshirja e nivelit të tretë, që sipas ministrit përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një cikli të plotë të teksteve të përbashkëta për Diasporën.

Ndërkohë, përfaqësitë diplomatike shqiptare po përditësojnë të dhënat mbi numrin real të nxënësve, nivelet që ata ndjekin, mësuesit dhe adresat ku do të bëhet shpërndarja e teksteve. Ministri Hoxha u ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve shqiptarë në Diasporë që të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e ambasadave dhe përfaqësive diplomatike shqiptare në vendet ku jetojnë, për të qenë të informuar në kohë reale.

Ruajtja dhe mësimi i gjuhës shqipe, sipas autoriteteve, mbetet një nga elementët kryesorë në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare tek brezat e rinj në Diasporë, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

0
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të...