BallinaAtdheuBegaj pret ambasadoren e re holandeze

Begaj pret ambasadoren e re holandeze

-

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur sot (31 gusht) në një takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale. Begaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me Holandën, si një partner i rëndësishëm evropian dhe aleat i besueshëm brenda NATO-s.

Në takim u theksua se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe, gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike janë në nivele të larta. Kreu i Shtetit falënderoi Mbretërinë e Holandës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fushat e mbrojtjes, rendit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, shoqërisë civile dhe medias.

Në takimin e mbajtur, bashkëbisedimi mes Begajt dhe Monster u pëqendrua dhe te procesi i integrimit. Përmes Ambasadores Monster, Presidenti i Republikës i përcolli Holandës mirënjohje për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe çmoi ndihmën në ekspertizë të Holandës për të arritur ambicien e Shqipërisë për anëtarësim deri në vitin 2030.

Begaj i uroi Ambasadores Monster suksese në këtë mandat, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve shqiptare për mbështetje dhe bashkëpunim, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

0
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të...