BallinaDiasporaVigan Berisha merr pjesë në pritjen solemne në Ambasadën e Turqisë në...

Vigan Berisha merr pjesë në pritjen solemne në Ambasadën e Turqisë në Zvicër, me rastin e 103-vjetorit të Republikës

-

Cyrih, 31 tetor 2026 – Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, në një ngjarje ku ishin të pranishëm diplomatë, personalitete dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Sipas helveticALforum.ch, në këtë aktivitet diplomatik mori pjesë edhe z. Vigan Berisha, i cili ishte i ftuar nga ambasadori Fazli Çorman. Përmes një postimi, Berisha bëri të ditur se mbrëmjen e kaloi në një atmosferë miqësore dhe solemne, duke vlerësuar ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij manifestimi të rëndësishëm.

“Son­te, me ftesë të mikut tim, Ambasadorit Fazli Çorman, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Cyrih, kishim kënaqësinë të merrnim pjesë në pritjen solemne me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Me këtë rast, i përcollëm urimet më të përzemërta për Republikën e Turqisë”, ka shkruar Berisha. Pjesëmarrja e përfaqësuesit diplomatik të Kosovës në këtë pritje shënon një tjetër rast të takimeve dhe komunikimit ndërmjet përfaqësuesve diplomatikë në Zvicër, duke krijuar hapësirë për kultivimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, transmeton helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tre peshëngritës do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

0
Përfaqësuesit e Kosovës synojnë të arrijnë rezultate sa më të mira në këtë ngjarje të madhe sportive, e cila ka nisur më 27 tetor. Në...

PESË PYETJE