BallinaEKSKLUZIVEShqipëria synon mbi 15 milionë turistë në vitin 2027

Shqipëria synon mbi 15 milionë turistë në vitin 2027

-

Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet në fokus të politikave të qeverisë shqiptare për periudhën afatmesme 2027-2029. Sipas relacionit të projektbuxhetit, objektivi kryesor është rritja e peshës së turizmit në ekonominë kombëtare, me kontributin e këtij sektori në Prodhimin e Brendshëm Bruto që parashikohet të stabilizohet në nivelin 33% gjatë periudhës 2027-2029, nga 26,4% që ishte në vitin 2025.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe tregut të punës dhe zhvillimit rajonal. Sipas parashikimeve, niveli i punësimit në sektorin turistik pritet të rritet nga 8,6% në vitin 2026, në 8,7% në vitin 2027, për të arritur në 8,8% përgjatë viteve 2028-2029.

Në të njëjtën kohë, parashikohet zgjerimi i kapaciteteve akomoduese në vend. Numri i strukturave akomoduese pritet të rritet nga 2 100 njësi në vitin 2027, në 2 150 njësi deri në vitin 2029. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me zgjerimin e agroturizmit. Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, numri i bizneseve të licencuara në këtë sektor parashikohet të rritet nga 400 në vitin 2027, në 650 në vitin 2029.

Për sa u përket flukseve ndërkombëtare, Shqipëria synon të vijojë rritjen e numrit të vizitorëve të huaj. Shtetasit e huaj që parashikohet të hyjnë në vend llogariten në 15,5 milionë në vitin 2027, ndërsa deri në vitin 2029 ky numër pritet të arrijë në 16 milionë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vigan Berisha merr pjesë në pritjen solemne në Ambasadën e Turqisë...

0
Cyrih, 31 tetor 2026 – Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mori pjesë në pritjen solemne të...