BallinaSportiTre peshëngritës do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Tre peshëngritës do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

-

Përfaqësuesit e Kosovës synojnë të arrijnë rezultate sa më të mira në këtë ngjarje të madhe sportive, e cila ka nisur më 27 tetor.

Në këtë kampionat garojnë gjithsej 528 peshëngritës nga 99 vende të ndryshme të botës.

Të hënën në garë paraqitet Brayan Ibanez, i cili do të konkurrojë në kategorinë deri në 85 kilogramë, në grupin C.

Të martën radhën e ka motra e tij, Emily Ibanez. Vetëm 15-vjeçare, ajo do të garojë në grupin B, në kategorinë deri në 69 kilogramë.

Ndërkaq, të mërkurën do të paraqitet Kianosh Rostami, i cili do të garojë në grupin C, në kategorinë deri në 95 kilogramë.

Të tre peshëngritësit do të synojnë të përfaqësojnë sa më denjësisht Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UHZ FUQIZON PARTNERITETET NDËRKOMBËTARE

0
Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po mirëpret gjatë këtyre ditëve Dr. George Attard, ligjërues i lartë në fushën...