BallinaEKSKLUZIVEUHZ dhe Universiteti i Radomit drejt marrëveshjes Erasmus+ për shkëmbimin e studentëve dhe stafit

UHZ dhe Universiteti i Radomit drejt marrëveshjes Erasmus+ për shkëmbimin e studentëve dhe stafit

-

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universiteti i Radomit në Poloni po hedhin hapa konkretë drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin. Në kuadër të konferencës ndërkombëtare ICABE në Maltë, rektori i UHZ-së, Prof. dr. Armand Krasniqi, së bashku me delegacionin universitar, zhvilloi një takim të veçantë me rektorin e Universitetit të Radomit, Prof. dr. Sławomir I. Bukowski.

Në takim morën pjesë edhe prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Prof. asoc. dr. Alma Shehu Lokaj; prorektorja për Financa, Buxhet dhe Infrastrukturë, Prof. asoc. dr. Vjosa Hajdari Lleshi; dhe Prof. dr. Ibish Mazreku.

Në qendër të diskutimeve ishte zhvillimi i një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet dy universiteteve, që lidh bashkëpunimin institucional me mundësi konkrete për mobilitet, shkëmbim të njohurive dhe zhvillim akademik. Vëmendje e veçantë iu kushtua marrëveshjes ndërinstitucionale në kuadër të programit Erasmus+ KA171, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti dhe do të krijojë kuadrin për shkëmbimin e studentëve dhe stafit ndërmjet dy institucioneve.

Për studentët, ky bashkëpunim synon të hapë mundësi për përvojë studimore ndërkombëtare, njohje me praktika të ndryshme të të nxënit dhe zhvillim të aftësive akademike e ndërkulturore. Për stafin, mobiliteti do të krijojë hapësirë për shkëmbim të përvojave në mësimdhënie, trajnim dhe zhvillim profesional, si dhe për ndërtimin e lidhjeve me kolegë të fushave përkatëse.

Takimi shërbeu gjithashtu për të shqyrtuar perspektivën e zgjerimit të bashkëpunimit përtej mobilitetit, përmes nismave të përbashkëta akademike dhe shkencore. Lidhja e njësive akademike dhe e studiuesve të dy universiteteve përbën një bazë të rëndësishme për identifikimin e interesave të përbashkëta dhe zhvillimin e projekteve të ardhshme.

Marrëveshja me Universitetin e Radomit shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UHZ-së për ta kthyer dialogun ndërkombëtar në mundësi të prekshme për komunitetin universitar. Ky partneritet i shërben synimit për një universitet më të hapur, më të ndërlidhur dhe me më shumë mundësi për studentët dhe stafin e tij./UHZ

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha pas takimit me eurodeputetin Tarquinio: Kërkon koordinim politik dhe qeveri teknike

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Në fokus të bisedës, sipas Berishës, ishin situata politike dhe ekonomike në...