BallinaEKSKLUZIVETrump përmend Kosovën në OKB: “E kemi parandaluar konfliktin me Serbinë”

Trump përmend Kosovën në OKB: “E kemi parandaluar konfliktin me Serbinë”

-

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përfshirë sërish Kosovën dhe Serbinë në listën e konflikteve ndërkombëtare për të cilat ai pretendon se administrata e tij ka ndërhyrë për t’i dhënë fund ose për të parandaluar përshkallëzimin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është ndalur edhe te çështja e Kosovës dhe Serbisë. Trump e përmendi përplasjen Kosovë-Serbi në mesin e konflikteve që, sipas tij, janë parandaluar ose janë futur në një proces paqeje përmes ndërhyrjeve diplomatike të administratës amerikane. Në një fjalim të mëparshëm në OKB, Trump kishte përfshirë po ashtu Kosovën dhe Serbinë në listën e konflikteve për të cilat pretendonte se kishte ndërhyrë. Duke folur para liderëve botërorë, presidenti amerikan e paraqiti angazhimin e tij në këto çështje si një arritje të rëndësishme të politikës së jashtme të administratës së tij.

Trump: Liderët më kanë falënderuar

Trump deklaroi se udhëheqësit e vendeve të përfshira në këto konflikte i kanë shprehur mirënjohje për ndërhyrjen e tij diplomatike.

“Pothuajse secili prej këtyre vendeve më shkroi një letër falënderimi”, deklaroi ai gjatë fjalimit.

Në listën e konflikteve që Trump i përmendi janë:

  • Kosovë – Serbi
  • Izrael – Hamas
  • Izrael – Iran
  • Egjipt – Etiopi
  • Indi – Pakistan
  • Ruandë – Kongo
  • Armeni – Azerbajxhan
  • Kamboxhia – Tajlandë

Presidenti amerikan foli gjithashtu për konfliktin Indi-Pakistan, duke thënë se kryeministri i Pakistanit i kishte konfirmuar personalisht se ndërhyrja e tij diplomatike kishte kontribuar në shpëtimin e më shumë se 30 milionë jetëve.

Kosova dhe Serbia në agjendën amerikane

Përfshirja e Kosovës dhe Serbisë në deklaratat e Trump tregon se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve vazhdojnë të jenë pjesë e agjendës së politikës së jashtme amerikane.

Në të njëjtën kohë, pretendimet e Trump për rolin e tij në përfundimin e konflikteve kanë qenë objekt debati dhe verifikimi nga mediat dhe ekspertët ndërkombëtarë. Reuters ka raportuar se në disa raste konfliktet ose mosmarrëveshjet mbeten të pazgjidhura, ndërsa në disa rajone janë shfaqur sërish tensione.  Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, Uashingtoni ka qenë i përfshirë prej vitesh në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja e Washingtonit e vitit 2020, e ndërmjetësuar gjatë administratës së parë Trump, mbetet një prej momenteve të rëndësishme të angazhimit amerikan në këtë proces. 

Fjalimi i fundit i Trump në OKB e riktheu kështu çështjen Kosovë-Serbi në vëmendjen e liderëve botërorë, ndërsa dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve vazhdojnë të mbeten çështje të rëndësishme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha pas takimit me eurodeputetin Tarquinio: Kërkon koordinim politik dhe qeveri teknike

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Në fokus të bisedës, sipas Berishës, ishin situata politike dhe ekonomike në...