BallinaAtdheu“Liria Ka Emër” kërkon koordinim institucional pas aktgjykimit në Hagë: Paralajmërohet marshimi...

“Liria Ka Emër” kërkon koordinim institucional pas aktgjykimit në Hagë: Paralajmërohet marshimi “JO NË EMRIN TIM”

-

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim të koordinuar të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Platforma ka paralajmëruar edhe organizimin e një marshimi më 1 tetor në Prishtinë.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar që institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë të bashkërendojnë veprimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë, përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, subjekteve politike, diplomatëve, shoqërisë civile, ekspertëve dhe mërgatës që të angazhohen në mënyrë të koordinuar lidhur me zhvillimet pas vendimit të gjykatës.

Tasholli ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të bëjnë të qartë planin dhe strategjinë për mbështetjen juridike dhe financiare të ish-krerëve të UÇK-së.

“Qeveria duhet të na tregojë qartë: Cili është plani? Cila është strategjia shtetërore? Çfarë mbështetjeje juridike dhe financiare do të ofrohet?”, tha Tasholli.

Kërkohet mbledhje e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Platforma ka kërkuar gjithashtu që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë të zhvillojnë një takim të përbashkët, ku në rend dite të jetë mbështetja institucionale dhe sigurimi i financimit për mbrojtjen juridike.

Sipas përfaqësuesve të “Liria Ka Emër”, koordinimi ndërmjet institucioneve dhe aktorëve politikë duhet të jetë pjesë e reagimit pas aktgjykimit.

Më 1 tetor marshimi “JO NË EMRIN TIM”

Përfaqësuesja tjetër e platformës, Eliza Hoxha, ka njoftuar se më 1 tetor do të organizohet marshimi me moton “JO NË EMRIN TIM”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Hoxha ka bërë të ditur se data e marshimit është zgjedhur në përkujtim të protestës studentore të 1 tetorit 1997.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se më 10 tetor aktiviteti do të vazhdojë në Bruksel, në bashkëpunim me mërgatën shqiptare.

Platforma ka bërë të ditur edhe nisjen e një peticioni qytetar me moton “JO NË EMRIN TIM”, i cili, sipas organizatorëve, synohet të dërgohet simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe Hagë.

“Qeverisë i kërkojmë plan. Institucioneve u kërkojmë koordinim. Partive politike u kërkojmë bashkëpunim”, deklaroi Hoxha.

Ajo theksoi se dallimet politike, sipas saj, nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin institucional për çështjet që platforma i konsideron me interes shtetëror.

Aktivitetet e paralajmëruara nga “Liria Ka Emër” vijnë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në një kohë kur procesi gjyqësor po hyn në fazën e apelimit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha pas takimit me eurodeputetin Tarquinio: Kërkon koordinim politik dhe qeveri teknike

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Në fokus të bisedës, sipas Berishës, ishin situata politike dhe ekonomike në...