BallinaAtdheuKryeministri britanik i dërgon letër urimi Kurtit, shpreh mbështetje për Kosovën

Kryeministri britanik i dërgon letër urimi Kurtit, shpreh mbështetje për Kosovën

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, i cili ka riafirmuar mbështetjen e shtetit britanik për Kosovën dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve.

Në letrën e tij, Burnham ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë një partneritet të kahershëm dhe të ngushtë, duke rikujtuar se Britania ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ai ka shprehur mbështetjen e palëkundur për zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe për bashkëpunimin në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

Kryeministri britanik ka theksuar gjithashtu rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit si elemente thelbësore për arritjen e pajtimit të qëndrueshëm në rajon.

Në përfundim të letrës, Burnham ka shprehur gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Kosovën në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe luftimin e krimit të rëndë të organizuar, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BE kundër TikTok-ut: Algoritmi “Rabbit Hole” rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve

0
Komisioni Evropian akuzon TikTok-un se algoritmi i rekomandimeve mund të nxisë varësinë nga platforma dhe të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor. Brukseli kërkon ndryshime...