
Vështrim nga Refik Hasani
Unifikimi për të garuar me një listë të përbashkët përmes “Koalicionit Shqiptar”, si dhe mbajtja e zgjedhjeve për Parlamentin e Serbisë më 25 tetor të muajit të kaluar, përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm.
Megjithatë, bazuar në rezultatet përfundimtare të shpallura dje nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, rezultati i arritur përfaqëson një realitet konkret politik, i cili, ndërsa ndonjëse është i qartë dhe i konfirmuar zyrtarisht, nuk përputhet plotësisht me pritshmëritë paraprake.
U arrit ky rezultat pasi u siguruan dy ulëse, përkatësisht dy mandate deputetësh, në legjislaturën e re të Parlamentit të Serbisë.
Ajo që do të duhej shpërfaqur në këtë trajtim, është se pasivizimi i adresave përmes ushtrimit shtetëror sistematik të një spastrimi etnik-diskriminimi, ku janë hequr votuesit me të drejtë vote edhe nga regjistrat e votuesve.
Si pasojë e heqjes, fshirjes së adresave të quajtur si pasivizim, janë prodhuar efekte administrative, demografike, politike tepër të dëmshme diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Dhe në zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbajtura më 25 tetor pati drejtpërdrejtë që së paku dy deputetë nuk arritën të marrin vota, pasi të gjithë të pasivizuarit shqiptarë janë hequr nga regjistrat e votuesve.
Përmes pasivizimit të adresave janë ndërmarrë veprime administrative sistematike dhe është bërë heqja e të drejtës së votës, duke tjetërsuar kështu strukturën demografike dhe elektorale në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Humbja, cenimi i të drejtave elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, mohimi në përfaqësim, kështu Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zyrtarisht Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Mendohet se çdo i 4-ti shqiptar, si shtetas i Serbisë, që i përket nacionalitetit shqiptar nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Komuna e Bujanocit, është i pasivizuar. Ose, e shprehur në shifra, mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë mbeten të pasivizuar nga adresat e tyre.
Si pasojë e gjithë këtij spastrimi etnik, apo, më saktë, diskriminimit që quhet pasivizim, bazuar në hulumtimin dhe në Ligjin mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin (“Gazeta Zyrtare e RS”), nr. 87/2011, i cili po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke targetuar vetëm shqiptarët në Serbi.
Pasivizimi drejtpërdrejt ka kontribuar në dobësimin demografik, politik dhe institucional të shqiptarëve, ka privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të reduktojë ndikimin e shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Dy deputetët shqiptarë nga “Koalicioni Shqiptar”, në Parlamentin e Serbisë, është domosdoshmëri e kohës që, me prioritete, të adresojnë pyetje parlamentare me shkrim, që në seancat e para të kësaj legjislature, në formën e interpelancës, për të kërkuar sqarime, informacione apo llogaridhënie, drejtuar Ministrisë përkatëse dhe Kryeministrit.
Se sa është numri i të pasivizuarve, përmes një liste në gjithë Serbinë, por edhe krahasimet me nacionalitete të tjera jo shqiptare në komunat e Serbisë.
Deputetët shqiptarë kanë obligim ndaj votuesve që të ngrenë alarmin, duke njoftuar e sinjalizuar, dhe do të duhej të ndërmerrnin veprime emergjente, duke kërkuar, insistuar dhe këmbëngulur edhe në ngritjen e një Komisioni të ngarkuar për hetimin e pasivizimit.
Por edhe të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar dhe garantuar pasqyrimin e numrit të saktë të qytetarëve të pasivizuar, si dhe rikthimin e të gjitha adresave të pasivizuara të shqiptarëve në Serbi.
Qeveria e re e Republikës së Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente, të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike.
Do të duhej të reflekton dhe të ndërron narrativat dhe diskursin që kishte ndjekur e udhëhequr pushteti i hekurt nga Aleksandër Vuçiq.
Është përgjegjëse për ndalimin e pasivizimit të adresave, eliminimin e praktikave diskriminuese dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Jo vetëm nga deputetët e kësaj legjislature, por se pasivizimi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë dhe të paanshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës, monitorimit ndërkombëtar dhe mosdiskriminimit.
Lista studentore drejt pushtetit në Serbi, mund të konsiderohet shpresë për ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe demokratizimin e vetë Serbisë. (Foto Adi Hebibi)










