POSTIMET E FUNDIT

U përurua libri i Agim Paçarizit ” Shkolla shqipe në Kantonin e Gjenevës” – Zvicër

Nga Hamzë MORINA

Përurimin e kishte organizuar Shoqata për kulturë e letërsi ” Tafil Kelmendi” e udhëhequr nga Fadil Javori në bashkëpunim me Drejtorinë për kulturë, rini dhe sport e në patronatin e Kryetarit të komunës, cili që në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoj për pjesmarrje, derisa autorit të Monografisë, Agim Paçarizit i dëshiroj suksese të mëtejme krijuese. Në takim krahas kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, shin të pranishëm edhe drejtoresha për kulturë, rini e sport, Teuta Miftari-Mazreku dhe përfaqësues tjerë institucionesh e subjekte politike. Pos autoriteteve komunale dhe publike të pranishëm ishin edhe miq, kolegë e bashkëpuntorë të Agimit, profesorë të Gjimnazit në Malishevë me të cilët Agimi kishte përballuar sfidat e kohës.

Agim Paçarizi

Kryetari, E. Kastrati pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi Agim Paçarizin që me sukses kishte vendosur ura bashkëpunimi mes Komumës së Malisheves dhe Komunës së Meyrin të Gjeneves, prej së cilës kishin përfituar edhe donacione dhe ndihma me vlerë.

Në përurim për autorin dhe librin kumtesat e tyre i lexuan:

1. Jusuf Bytyçi, gazetar i mirënjohur dhe redaktor i librit të A. Paçarizit “Shkolla shqipe në Kantonin e Gjenevës”.

2. Hamzë Morina, ish Kryetar i Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë “N. Frashëri” në Zvicër dhe koleg i Agim Paçarizit,

Interesimi pêr librin e tij ishte tejet i madh dhe ai u vlersua mirë nga të pranishmit, të cilët thanë fjalë miradije me theks të posaqëm për rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kultivimit të saj te gjeneratat e reja në mërgatë.

Hamzë Morina

Në fund Agim Paçarizi i përshëndeti dhe i falenderoi të gjithë të pranishmit për interesimin që treguan për librin e tij duke u dhënë edhe disa ekzemplarë të mbetur, pasi ribotimi i tij ishte ende në shtyp.

Ai pos tjerash tha:

” Ky Përurim sot ka një vlerë edhe më të madhe, për faktin se mbahet në Ditën e dëshmorëve dhe në Festën e çlirimit të Malishevës. Këtë ditë të shenjtë e kujtojmë me nder të veçantë dëshmorin e parë të Malishevës, Imer Krasniqin…

Ndërsa kujtojmë dëshmorët tanë, ne njëkohësisht nderojmë edhe një pjesë të historisë sonë kombëtare: Përpjekjen për të ruajtë gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kudo që jetojmë.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB