BallinaDiasporaTubim paqësore në Bronx: “Liri për çlirimtarët” para vendimit të Hagës

Tubim paqësore në Bronx: “Liri për çlirimtarët” para vendimit të Hagës

-

Nga Beqir SINA

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut organizon të shtunën, 12 shtator 2026, një tubim paqësor në Bronx për të kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet për katër udhëheqësit e UÇK-së që janë në Hagë që nga nëntori 2020.

Vendimi pritet më 16 shtator.

Tubimi zhvillohet në rrugën Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way, Adams Place, midis Crescent Avenue dhe E 183rd Street. Fillon në orën 9:30, dhe mbyllet në orën 12:00.

Ky tubim organizohet si pjesë e “Ditës Ndërkombëtare të Veprimit”, kur diaspora në Evropë dhe Amerikën e Kanada do të tubohet njëkohësisht.

Në qendër të këtyre tubimeve thonë organizatorët janë liderit e Kosovës, ata që mbahen në Hagë tash 5 vjet : Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Thirrja e luftëtarve të Batalionit Atlantiku për këtë tubim është e qartë: “Qëndroni me udhëheqësit tanë të UÇK-së”. Ata ftoin pjesëmarrësit që të sjellin flamuj amerikanë, shqiptarë dhe të shtetit të Kosovës, banderola me motivin e këtij .

Kontaktet janë Komandant Gani Shehu (914-837-9439) dhe Adrian Grajcevci “Gjyshi” (646-492-1276).

Ish-këshilltari Mark Gjonaj i bashkohet këtij tubimi dhe bën thirrje për solidaritet dhe shpërndarje të gjerë në rrjete sociale të këtij njoftimi në të gjithë komunitetin.

Organizatori thotë se mesazhi pritet të jet i fortë dhe i qartë : Liri, Drejtësi, Dinjitet.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË FINLANDË, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE...

0
Mësuese Teuta Dautaj: "Ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare te fëmijët tanë është dhurata më e madhe që mund t'u bëjmë për të ardhmen...