POSTIMET E FUNDIT

“Tre Luanët” sfidojnë Kroacin në premierën për “Botërorin 2026”

Anglia është skuadra e fundit mes favoritëve të mëdhenj që do të bëjë prezantimin e saj në “Botërorin 2026”. Në kërkim prej 60 vitesh për kupën e dytë të botës, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të nisë misionin e radhës me sfidën direkte dhe të vështirë në Grupin L, kundër Kroacisë në Dallas në orën 22:00.

“Tre Luanët” shihen si favoritë në këtë ndeshje dhe gjithë turneun, ndërsa shpresat më të mëdha janë te Harri Kane.

Rekordmeni i kombëtares vjen në këtë Kupë Bote pas një sezoni fantastik me Bayern Munich dhe është vendosur mes kandidatëve për “Këpucën e Artë” të këtij Botërori. Por, rruga drejt finaleve të turneut nuk ka qenë e lehtë. Në fillim polemikat për listën e lojtarëve të grumbulluar nga Tuchel dhe një ndryshim i orëve të fundit për trajnerin, pas dëmtimit të mbrojtësit Livramento dhe zëvendësiumit të tij me Chalobah.

Gjiithsesi, ky ndryshim nuk e ka ulur aspak vlerën e skuadrës angleze dhe pritshëmëritë ndaj saj. Tifozët kanë nisur korin e famshëm se “Kupa po kthehet në shtëpi”, por në të vërtetë më pranë saj në dy Botërorët e fundit ka qenë Kroacia.

Skuadra e Zlatko Dali֛ç arriti deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 dhe në gjysmëfinalet e turneut të fundit. Por tani yjet kroatë si Modriç, Perisiç apo Kovaçiç janë disa vite më të vjetër.

Kjo është një arsye që kuotat e tyre janë të ulëta në këtë ndeshje, por eksperienca në raste të tilla mund të bëjë diferencën. Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të projektojë vendin e parë në Grupin L, por me rivalë të tjerë si Gana dhe Panamaja, si Anglia ashtu dhe Kroacia nuk duhet ta kenë problem kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit, transmeton abcnewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB