BallinaKultura Të promovojmë vlerat e poetëve nga Diaspora

 Të promovojmë vlerat e poetëve nga Diaspora

Ishte shoqata atdhetare “ LAZËRATI” këtë herë në bashkëpunim me shoqatën tonë, që mirëpriti dy veprat e autorit, birit të tyre lazaratas z. Iliaz Bobaj me titull:

1- “Kështjella që u bë legjendë”

2- “ Kozmodromi i Çerepit”

në sallën e Universitetit “E. Cabej” në Gjirokastër, më 02 Nëntor, 2024.

Përfaqësia e shoqatës sonë nga z. Iliaz Bobaj, kryetarja e shoqatës znj. Kristiana Veliu Rrushi Yllka dhe anëtare e kryesisë znj. Jeta Shehu u mirëprit ngrohtë nga auditori dhe gjithë bashkatdhetarët tanë atje.

Organizatorët dhe mikpritësit kishin përgatitur një sofër bujare rrethuar me njerëz të penës, të artit dhe kulturës, dashamirës të letërsisë dhe jo vetëm …

Ata ishin përkujdesur për një aktivitet dinjitoz deri në detaje ashtu sic i përkiste birit dhe krenarisë së tyre, të cilët e mirëpritën me nderim, dhe vlerësim për veprën e tij të shquar në letërsi dhe jo vetëm ..

Moderatori z. Cano Nora kishte nderin të ftonte të gjithë ligjëruesit me radhë, ku secili prej këndvështrimit të tij, plotësuan portretin e pasur të autorit duke e cilësuar me të drejtë : Krenaria e Lazaratit, e Delvinës, e Gjirokastrës, e Shqipërisë dhe e gjithë Diasporës shqiptare !

Aktiviteti pati një interesim të jashtëzakonshëm, ku e tregoi vet pjesëmarrja masive dhe vlerësimi i secilit që ishte aty në sallë, duke spikatur një personalitet të shquar të fjalës shqipe, të penës së artë dhe një mendje të ndritur të elitës së letërsisë shqiptare….dhe jo vetëm.

Falenderojmë organizatorët e këtij aktiviteti plot vlera të mëdha, të gjithë pjesënarrësit , të ftuar, fëmijë, prindër e mësues, si dhe rektorin e Universitetit të Gjirokastrës për gjithcka që ofruan në arritjen me sukses të plotë të këtij aktiviteti mbresëlënës për këdo që e shijoj nga afër…

Falenderime shoqata atdhetare Lazërati me kryetarin z. Drini Difo , profesor z. Pertef Gaba dhe gjithë stsfin organizator!

Urojmë suksese në bashkëpunime të tjera !

Me nderim

Kryesia e shoqatës

helveticALforum

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Një fitore që shkruan histori!

0
Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll ka nisur me fitore pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke triumfuar 3-0 ndaj Algjerisë. Vashat kosovare zhvilluan një paraqitje...