BallinaAtdheuSveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it

-

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re. Me këtë rast, sipas komunikatës për media, Sveçla falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

“Gjithashtu, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok”, thuhet në njoftim. Gjatë takimit, në njoftim theksohet se Sveçla dhe Lopes diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë.

“Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çmimet e derivateve në Zvicër: Qytetari po e ndien gjithnjë e...

0
Nga Besnik HEBIBI Nga rrugët e mbushura me vetura te çmimi që rëndon buxhetin familjar Ashtu si në shumë vende të Evropës, edhe në Zvicër çmimet...