BallinaFoto LajmStudentja shpërthen në lot para policëve: Rama na ka nxirë jetën, duam...

Studentja shpërthen në lot para policëve: Rama na ka nxirë jetën, duam dorëheqjen e tij!

-

Një studente 22-vjeçare ka shpërthyer në lot përpara efektivëve të policisë, teksa me zërin që i dridhej ka shprehur dëshpërimin e një të reje që thotë se nuk sheh më të ardhme në Shqipëri. Përballë policëve të pajisur me skafandra dhe shkopinj gome, ajo ka denoncuar dhunën ndaj protestuesve, vështirësitë ekonomike dhe kushtet e jetesës, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

“Është e dhimbshme të jetosh këtu”, shprehet studentja, e cila tregon se detyrohet të ndajë qiranë me vajza të tjera për të përballuar jetesën, ndërsa me një pagë prej 530 mijë lekësh, sipas saj, blerja e një banese është e paarritshme. Mes lotësh, ajo u ka kërkuar efektivëve të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve që protestojnë për të drejtat e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta.

Revolta e Studentes:

Nuk ka më asnjë rrugë zgjidhje tjetër. Ky është fundi. Le të dhunojnë sa të duan. Vetëm po na vratë, ne nuk tërhiqemi më nga këtu.”

“Pushteti me dhunë nuk mbahet. Ne nuk po kërkojmë një tufë parash, po kërkojmë të drejtat tona minimale”, është mesazhi i saj përballë policisë.

Studentja ka artikuluar edhe kërkesat e protestuesve: dorëheqjen e kryeministrit, konvikte në kushte të rregullta dhe respektimin e ligjit e të drejtësisë. Në fund, mes dëshpërimit dhe vendosmërisë, ajo ka deklaruar: “Vetëm po na vratë, ne nuk tërhiqemi më nga këtu”.

““Turp të të vijë që tregon forcën ndaj një femre 22 vjeçe. Me tregon mua shkopin që të më tregosh focën?! Edhe unë kam forcë.

Pushteti me dhunë nuk mbahet. Këtë duhet ta dini shumë mirë. Ju dhe gjithë këta tjerët. Ta dini shumë mirë se do ju vijë fundi. Ne jemi pa kokore ju dhunoni me shkopa gome. Mund të vdesin njerës këtu. A e di se çfarë mund të ndodhi në qoftë se një student ndërron jetë këtu?

E ke gjithë kombin këtu, gjithë diasporën jashtë e ke këtu. Po na marrin të ardhmen çfarë të bëjmë ne. Dolëm 3 muaj nuk na dëgjoi njeri. Këtë meritojnë këta. Çdo ditë këtë do bëjmë. Ta mbaj mend mirë fytyrën, këtë do bëjmë çdo titë këtu do jemi. Edhe nëse me sillni ftesë arresti, këtu do jemi mo këtu do jemi.

A doni dikush të fliste, ja po flas unë. Çfarë duam ne? Duam konvikte të rregullta, rroga më të larta. E para duam dorëheqjen e Ramës se na ka nxirë jetën. E dyta konviktet të jenë të rregullta. E treta të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit që kërkon të drejtën e vet, këto duam ne. Nuk po duam një tufë parash, po kërkojmë të drejtat tona minimale. Dhunojnë bankat, shumë mirë e bëjnë.

Të digjet Parlamenti dhe gjithë tjërat. Jo bizneset private, unë si studente ju kërkoj fale për bizneset private. Del e flet Zegjineja dhe më thonë mua që s’jam student??? Studente jam, ja ku e kam kartën e studentit. Unë kam studiuar në ekonomik, më është dashur 5 vjet të shkoj në punë dhe në shkollë. Është e dhimbshme të jetosh këtu. Unë këtu nuk kam asnje familjarë. Nëse unë arrestohem sot askush nuk ka kush interesohet për mua. Policia që dhunon 6 policië me 1 protestues, këta që rrinë në makina me Ergys Agasin. Mami im nuk e di që jam këtu. Nuk ka më rrugë zgjidhje. Të pasurohen ata nga taksat tona, të blejnë vila, apo Belinda Balluku dhe studentët të tërhiqen zvarrë. Realish nuk kam më shpresë. Një ditë mund te iki nga këtu jam shumë e lodhur me çdo gjë. Boll me dhunë, boll mblodhet panelet televizive, boll më se jemi lodhur. Jo fjalë kështu, jo fjalë ashtu, boll. Më bën mua kulla shumë të bukura. Ku do arrij unë ta blej njerë kullën e tyre. Me thuaj si mund ta blej unë me 530-mijë lek rrogë. Detyrohemi të rrimë nëpër shtëpi më vjaza që nuk i njohim për të ndarë qiranë. Si mund ta blej unë 22 vjeç një shtëpi 300-mijë eruo. Më nxjerrin këta mua jo kemi bërë investime kështu e ashtu. Si mund ta prek unë atë, apo vetëm t’i shohim. Nuk ka më asnjë rrugë zgjidhje tjetër. Ky është fundi. Le të dhunojnë sa të duan. Vetëm po na vratë, ne nuk tërhiqemi më nga këtu.”, transmeton syrinet.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në...

0
Më 12–14 tetor 2026, në Podgoricë u mbajt Konferenca e 10-të vjetore e Palëve të interesit të shtyllës së shkencës, arsimit, kërkimit dhe inovacionit...