BallinaAtdheuGJUHA SHQIPE NUK MUND TË ANASHKALOHET DHE PASTAJ TË JUSTIFIKOHET ME PROJEKTET...

GJUHA SHQIPE NUK MUND TË ANASHKALOHET DHE PASTAJ TË JUSTIFIKOHET ME PROJEKTET E SË KALUARËS!

-

Nga Blerim Hyseni, Këshilltarët e AKI-së, Kumanovë

Reagimi ynë ndaj kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskit, ishte i drejtpërdrejt, pse gjuha shqipe është lënë jashtë mbishkrimeve në Sallën e Sporteve? Për fat të keq sot paskan tentuar të na demtojnë në stilin e zëdhënësve të Maksim Dimitrievski këshilltarët e Vlenit! Të nderuar kjo është çështja thelbësore, dhe asnjë përpjekje për ta zhvendosur debatin nuk e zbeh përgjegjësinë institucionale.

Fakti që projekti është hartuar në vitin 2018 nuk mund të shërbejë si alibi për askënd që sot ushtron pushtetin. Përgjegjësia nuk matet me datën kur është vizatuar projekti, por me gatishmërinë për të garantuar zbatimin e ligjit.

Nëse këshilltarët e VLEN-it kanë arritur marrëveshje për plotësimin e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe, atëherë le ta dëshmojnë këtë me vepra. Çdo hap drejt respektimit të të drejtave gjuhësore është i mirëpritur, por deklaratat nuk janë zgjidhje dhe premtimet nuk janë rezultate.

Ndërsa përpjekjet për t’ua faturuar fajin të tjerëve nuk e ndryshojnë realitetin, sot kemi një problem konkret që kërkon ndërhyrje konkrete. Qytetarët presin përgjegjësi dhe veprim, jo arsyetime politike.

Gjuha shqipe nuk është dekor që vendoset kur dikush reagon, as privilegj që jepet sipas vullnetit të pushtetit. Respektimi i saj është detyrim ligjor dhe institucional.

Ne do ta vlerësojmë këtë çështje sipas rezultatit përfundimtar, a do të vendosen mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe, siç kërkohet, apo do të mbetemi sërish te premtimet?

Ligji duhet të zbatohet, jo të interpretohet sipas interesave politike. Është për t’u habitur se pse kësaj here paskan vendosur të flasin sepse jemi mësuar të heshtni për gati një vit, zëri i juaj në këshill ende nuk është dëgjuar as edhe njëherë! Ju kuptojmë se jeni në hall që në momentin kur Maksi ju përzgjodhi pa legjitimitetin e shqiptarëve të Kumanovës!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hita: Policia nuk është pjesë e asnjë partie politike, 71 efektivë...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas tre ditëve të protestave të dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin, duke deklaruar...