BallinaArsimiVizitë studimore në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Vizitë studimore në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Studentët e Fakultetit juridik – programi studimor Kriminalistikë dhe siguri, organizuar nga Mr. Sc. Amir Dalipi, javën e kaluar patën rastin të realizojnë vizitë studimore në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup ku u pritën nga disa prokurorë dhe hetues.

Përfaqësuesit e prokurorisë bën një prezantim të shkurtër për kompetencat, detyrat dhe detyrimet e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe veçanërisht për sfidat në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit ekologjik. Gjithashtu atyre ju prezentua edhe funksionimi i Policisë së jurisprudencës e cila funksionon në kuadër kësaj prokurorie.

Studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje të ndryshme dhe të mësojnë nga përvojat e të punësuarëve në këtë prokurori. Vizita është planifikuar në kuadër të lëndës Trafikim me qenie njerëzore dhe Kriminaliteti ekologjik. / Fakulteti Juridik UEJL

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mërgimtarët protestojnë pa reshtur në Milano: Diaspora kërkon ndryshime dhe një...

0
Nga Arsim Mulliqaj, Milano Milano, 18 gusht 2026 — Protestat e shqiptarëve në diasporë po vazhdojnë me këmbëngulje. Edhe më 17 gusht, në Milano, mërgimtarë...