Të nderuar bashkatdhetarë,
Votimi fizik për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar të votojnë fizikisht në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, do të mbahet më 8 shkurt 2025.
Adresa e Konsullatës është: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich
Votimi bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00.
Ju rekomandojmë që:
Të përdorni transportin publik , pasi mundësitë e parkimit janë të kufizuara.
Të keni me vete dokumentin e identifikimit për të realizuar të drejtën tuaj të votës.
Të kontribuoni në mbajtjen e pastërtisë duke përdorur kontejnerët për mbeturina.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Me respekt,
Vigan Berisha
Shef Misioni
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih