POSTIMET E FUNDIT

DISA NGA THËNIET MË FRYMËZUESE PËR GRATË

*           Asgjë nuk e bën një femër më të bukur, se sa besimi i saj në vete se është e bukur.

*           Është e vështirë të jesh femër. Ti duhet të mendosh si një burrë, të sillesh si zonjë, të dukesh si vajzë dhe të punosh si kalë.

*           Një femër me vlera është si arti. Mund të mos jetë e bukur, por të bën të ndihesh bukur në praninë e saj.

*           Një femër e suksesshme është ajo që mund të ngrejë kështjella të larta nga gjithë gurët që hedhin drejt saj.

*           Një femër duhet të mendojë si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk i trembet humbjes, pasi humbja për të është si një shtysë drejt madhështisë së mëvonshme.

*           Mos u bëj një femër që ka nevojë për të pasur pranë një mashkull. Bëhu një femër, për të cilën një mashkull ka nevojë ta ketë pranë.

*           Një femër e fortë dashuron, falë, largohet, përpiqet dhe arrinë, pavarësisht me sa pengesa e vë jeta në provë.

*           Femra, jini të buta. Mos e lejoni botën t’ju ashpërsojë. Mos e lini dhembjen t’ju bëjë të urreni të tjerët. Mos e lejoni ligësinë e të tjerëve t’ua vjedhë ëmbëlsinë tuaj.

*           Ji një vajzë me mendje inteligjente, një grua me karakter të fortë, dhe një zonjë me klas.

*           Ka tri gjëra shumë të rëndësishme në jetën e një femre: ushqimi, uji dhe komplimentet. ( Marrë nga libri i PhD.Dashnim Hebibi me titull “Gratë Frymëzuese të Diasporës shqiptare-Pjesa e parë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB