Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Dimri Reflektues i Diasporës

by administrator
20:08 05/01/25
in Aktualiteti, Editorial
Dimri Reflektues i Diasporës
0
SHARES
58
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Jeton ARIFI M.A. / 

Mjegulla, bora, e kryesisht smogu (tymi i përzier me mjegullën karakteristike të kësaj stine) do të mbahen mend për një pjesë të mërgimtarëve që në ditët e para të vitit 2025 lëshuan Kosovën (përfshirë trevat shqiptare përreth saj). Disa prej tyre që kishin zgjedhur rrugën ajrore për t’u kthyer në vendin përkatës të Evropës ku jetojnë e veprojnë, do ta kujtojnë këtë fillimvit me pritjet e imponuara në Aeroportin e Prishtinës nga pamundësia e ulje-zbritjeve të aeroplanëve në Sllatinë për shkak të mjegullës së dendur.

Ata që, për arsyet e tyre, parapëlqejnë rrugëtimin njëzetë e ca orësh me automjet privat, sigurisht që u përballën me pritjet e zakonshme në pikat kufitare me Serbinë e Hungarinë, Kroacinë, pa përfshirë këtu kujdesin e shtuar që duheshin ta kishin me rrugët e shtresuara me borë në pjesën qendrore të Evropës. Banorët e përhershëm që jetojnë e veprojnë në Kosovë kanë një sens të shquar të vlerësimit të

numrit të përfaqësuesve të mërgatës që viziton vendlindjen gjatë çdo sezoni. Përceptimi i përgjithshëm i atyre që po vazhdojnë të mos e lëshojnë vendin është se gjatë vizitës së zakonshme gjatë festave të këtij fundviti të bashkatdhetarëve të mërguar u vë re një rënie e numrit të pritur të tyre. Natyrisht, liberalizmi i vizave për kosovarët ka ndikuar në ndryshimin e trendit të vizitave tradicionale.

Këtë fundvit, fjala bie, numri i fluturimeve për Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri e gjetiu, gjatë muajit dhjetor ishte shtuar dukshëm. Shumë prej të liberalizuarve kishin thurrur herët planet për vizitat që do ti bënin familjarëve nëpër shtetet e lartpërmendura, dhe jo vetëm, për festat e fundvitit, shumë prej të cilëve u kthyen, kryesisht gjatë javës së parë të janarit.

Sidoqoftë, arsye e vetme e numrit jo të pritur të kthimit nga vendet evropiane të mërgimtarëve tanë nuk ishin vizitat (për shumëkë për herë të parë) e kosovarëve te familjarët e evropianizuar. Lajmet që vërshuan portalet, kryesisht dy javët e fundit të dhjetorit, të cilat shpërfaqën gjendjen energjetike me mungesën, me nga gjysëm dite në disa qytete e fshatra, në vendin e varfër që ata kanë lënë prapa, rrugët e të cilit janë përplot mbeturina skajeve, por të cilin, diaspora jonë vazhdon ta dojë në mënyrë të pakushtëzuar, sepe vetëm aty ndjehet e lirë, ndikuan që një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të mos ktheheshin për ti hapur banesat e tyre, të cilat qëndrojnë të mbyllura në kohën më të madhe të vitit.

Pavarësisht kësaj, përditshmëria me rregulla strikte e me stres e mërgimtarëve tanë të shtrenjtë rifillon këto ditë në fshatrat e qytetet e shteteve ku ata po ndërtojnë përditdshmërinë e tyre. Ndërsa Kosova (përfshirë trevat shqiptare përreth saj), e cila, përmes përfaqësuesve të subjekteve politike, i kishte nisur vizitat muaj më parë nëpër Gjermani e Zvicër, për ti bindur se qëndrimi i secilit prej tyre në zgjedhjet e shkurtit është më se i rëndësishëm për Kosovën që po fundoset në varfëri çdo ditë e më shumë, do të vazhdojë që të mbetet po e njëjta. Edhe gjatë vizitave të radhës të diasporës në atdhe, qytetet e saj do të kenë të njëjtën pamje, veçse familjarët e tyre do të jenë pak më të varfër nga inflacioni në rritje. Lagje të reja periferike do të

kenë ‘lulëzuar’ me objekte të banimit kolektiv që i ftojnë mërgimtarët të bëhen rezidentë sezonalë, jo rrallë duke shkëmbyer automjetin luksoz, si paradhënie për një banesë.

Për individë të caktuar të diasporës, nëse politikanët mbajnë fjalën e dhënë gjatë fushatës së filluar para kohe, rrugëtimi për në atdhe do të bëhet më i shpeshtë për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pasqyra e përgjithshme që ofron përceptimi publik mbi rëndësinë e pamohueshme të diasporës shqiptare, definitivisht duhet shfrytëzuar racionalisht, kësaj radhe, nga çdo i mërguar me të drejtë vote, që të ketë më shumë arsye e dëshirë për ta vizituar vatrën e prindëve, fillimisht për kushtet dhe trajtimin që do t’i ofrojë ajo në saje të një qeverisjeje që e meriton çdo qytetar i republikës më të re në Evropë, e kryesisht secili qytetar i saj i mërguar.

Në cepin juglindor të Evropës, me emrin Dardani, do të vazhdojë të mbizotërojë mosndryshimi, nëse kapitali njerëzor i atdheut, i shpërngulur për një jetë më të mirë nëpër Evropën Qendrore e më gjerë, nuk tregohet kritik racional e nuk e mbanë përgjegjës shtetin e vet për kohën e humbur pa shkolla të mirëfillta shqipe për gjeneratën më të re të diasporës; pa një platformë afatgjate investimesh të favorizuara në atdhe për kapitalin e mërgimtarëve; e pa një muze të

diasporës në Prishtinë. Mërgimtarë të respektuar, atdheu s’ka si të mos ju dojë, sepse ka nevojë për ju, siç pati gjatë ditëve më kritike të mbijetesës së tij. Ju që zgjodhët të mos vinit gjatë pushimeve të dimrit, se kishit dyshime nëse do të mund to ngrohnit banesat për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mos e lini pa ardhur gjatë verës! Në korrik, sigurisht se do kemi rrymë të mjaftueshme.

helveticALforum

( Foto ilustrim)

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh