BallinaEKSKLUZIVEKurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të KFOR-it, si dhe mundësitë konkrete për zgjerimin dhe thellimin e këtij ndërveprimi.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë në rajon.

Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një prioritet strategjik, duke argumentuar se ky proces do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë Evropën.

“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm”, shkroi Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me KFOR-in, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të NATO-s për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

0
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Hagë, ku është...