BallinaKulturaAmbasada e SHBA: Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World...

Ambasada e SHBA: Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në një reagim në rrjetet sociale, thekson se është krenare për mbështetjen që i ofron këtyre manastireve të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

“Urime Shqipëri! Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025, të zgjedhur nga 200 nominime si një nga 25 sitet që përballen me sfidat e trashëgimisë kulturore. Kjo njohje thekson rëndësinë globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ambasada e SHBA është krenare që i mbështet këto manastire të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe rigjallërimin e tyre për brezat e ardhshëm dhe komunitetet lokale”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ky fond ka për qëllim të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe rigjallërimin e këtyre monumenteve të rëndësishme, duke mundësuar që pasuria e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë të mbetet e ruajtur për brezat e ardhshëm. Përveç asaj, mbështetja ka një ndikim pozitiv edhe për komunitetet lokale, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e turizmit kulturor në rajon, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...