BallinaAtdheuSot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”

-

Katër kapituj të ‘Agjendës së gjelbër’ priten t’i shtohen sot listës së arritjeve pozitive drejt rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këtë të martë mbahet në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet t’i jepet dritë jeshile kapitullit 14 “Politika e transportit”; kapitullit 15 “Energjia”, kapitullit 21 “Rrjetet trans-evropiane dhe kapitullit 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se hapja e këtyre katër kapitujve do i shtohen listës së 24 kapitujve të tjerë të hapur në më pak se një vit, duke e cilësuar si një ritëm rekord.

Gjatë takimit me Ramën, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë. Ajo theksoi se mbështet planin e qeverisë shqiptare për mbylljen e negociatave deri ne vitin 2027 dhe anëtarësimin sa më shpejt në BE.

“Ky është vërtetë një përjashtim i mënyrës si ne i bëjmë gjërat sepse Shqipëria ka ecur kaq shpejtë. Mbështes fort planin tuaj për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi. Urime, është privilegj për mua të punoj me ju”, u shpreh Kos.

Konferenca do bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, Marie Bjerre.

Negociatat mbi grupin e Themeloreve janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe progresi sipas këtij grupi do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Derimë tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cilësuar si “kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri,” duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Universitetet drejt rekordit historik, mbi 300 mijë studentë deri në...

0
Numri i studentëve në universitetet zvicerane pritet të rritet me 21 për qind brenda një dekade, duke kaluar për herë të parë shifrën prej...