BallinaFoto LajmShtëpia e Bardhë publikon foton e Trumpit pas zgjedhjeve: “Ai mbetet presidenti...

Shtëpia e Bardhë publikon foton e Trumpit pas zgjedhjeve: “Ai mbetet presidenti juaj”

-

Shtëpia e Bardhë ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA. Në imazhin e shpërndarë shfaqet Donald Trump, shoqëruar me mbishkrimin se ai mbetet “presidenti juaj”. Postimi gjithashtu shoqërohet me shkrimin: Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Ky stil shkrimi përdoret zakonisht nga Trump i cili pas çdo postimi në Truth Social shkruan këtë fjali.

Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi republikanët pësuan humbje në disa gara të rëndësishme elektorale.

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump reagoi ndaj rezultateve që parashikonin fitore të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe suksese të kandidatëve të tyre në disa gara për Senatin.

“Nuk isha në fletëvotim dhe, nëse do të isha, do të kishim fituar me një diferencë të madhe! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi presidenti amerikan, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla merr pjesë në darkën gala të organizuar nga Presidenca irlandeze...

0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të...