BallinaEKSKLUZIVEShqipëria i bashkohet Marrëveshjeve Artemis

Shqipëria i bashkohet Marrëveshjeve Artemis

-

Shqipëria pritet të bëhet vendi i 73-të që nënshkruan Marrëveshjet Artemis, nismën ndërkombëtare të udhëhequr nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për bashkëpunimin në eksplorimin paqësor të hapësirës.

Shqipëria do të bëjë një hap të ri në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e hapësirës, duke iu bashkuar Marrëveshjeve Artemis, një kuadër bashkëpunimi që synon të vendosë parime të përbashkëta për eksplorimin dhe përdorimin civil e paqësor të hapësirës.

Ceremonia e nënshkrimit është parashikuar të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, në orën 12:00 sipas kohës së Uashingtonit, në selinë e NASA-s në kryeqytetin amerikan.

Në ceremoninë zyrtare do të marrë pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati. Ceremonia do të drejtohet nga zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Marrëveshjet Artemis u krijuan në vitin 2020, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump. Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera ishin nënshkruesit themelues të nismës, e cila u konceptua si një mekanizëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në eksplorimin e hapësirës.

Dokumenti përcakton një seri parimesh që lidhen me eksplorimin civil të hapësirës, duke vënë theksin te siguria, transparenca, koordinimi dhe përdorimi paqësor i aktiviteteve hapësinore.

Në fokus të Marrëveshjeve Artemis janë veçanërisht misionet drejt Hënës dhe, në një perspektivë më afatgjatë, eksplorimi i Marsit dhe i hapësirës më tej. Nisma synon gjithashtu të krijojë një bazë të përbashkët për bashkëpunimin mes shteteve dhe aktorëve të ndryshëm në misionet hapësinore.

Me nënshkrimin e marrëveshjeve, Shqipëria do t’i bashkohet një grupi në rritje shtetesh që kanë zgjedhur të angazhohen në parimet e përcaktuara nga Artemis për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës.

Pjesëmarrja shqiptare në këtë nismë shënon një zhvillim të ri në marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara në një fushë që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në arenën ndërkombëtare.

Ceremonia në selinë e NASA-s do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike. Gazetarët e interesuar për ta ndjekur aktivitetin janë njoftuar se duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen pranë NASA-s brenda orës 10:00 të mëngjesit të 21 shtatorit, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SKULPTORI VASIL RAKAJ – ARTI QË LIDHË SHQIPËRINË ME AMERIKËN

0
Nga Frank Shkreli Nga rrënjët e Malësisë së Madhe te skulptura në hapësirat amerikane – një udhëtim artistik që dëshmon se identiteti shqiptar mund të...