BallinaDiasporaShqipëria, destinacioni më i mirë në Europë/ Promovimi i “Europe Explores”

Shqipëria, destinacioni më i mirë në Europë/ Promovimi i “Europe Explores”

-

Me titullin “Shqipëria kurorëzohet si destinacioni më i mirë turistik në Europë”, “Europe Explores” i kushton një postim Shqipërisë, duke e prezantuar si një prej destinacioneve më të përfolura të Europës

Në përshkrim, faqja veçon ujërat e kristalta të Rivierës shqiptare dhe Ksamilit, qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe peizazhet malore dhe Alpet shqiptare.

Mes elementeve që, sipas faqes, e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për turistët janë kombinimi i bregdetit, natyrës, qyteteve të mbrojtura nga UNESCO dhe kostove përgjithësisht më të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera europiane. Në postim theksohet edhe mundësia për të përjetuar brenda të njëjtit udhëtim plazhet e jugut, qytetet historike dhe terrenet malore.

Në fund, “Europe Explores” u drejton ndjekësve pyetjen nëse do të zgjidhnin Shqipërinë për pushimet e tyre të ardhshme verore, transmeton abcnewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...