BallinaShpalljeShoqata Kulturore-Sportive “ATDHEU” në Zvicër organizon turne në futboll të vogël

Shoqata Kulturore-Sportive “ATDHEU” në Zvicër organizon turne në futboll të vogël

-

Shoqata Kulturore-Sportive “ATDHEU” vijon traditën e saj në organizimin e aktiviteteve që bashkojnë komunitetin përmes sportit dhe kulturës. Këtë herë, shoqata njofton organizimin e një turneu në futboll të vogël, i cili pritet të mbledhë pjesëmarrës dhe dashamirë të shumtë të sportit.

Ky aktivitet synon jo vetëm të promovojë frymën sportive dhe garën e ndershme, por edhe të forcojë lidhjet shoqërore mes anëtarëve dhe komunitetit më të gjerë. Organizatorët bëjnë të ditur se të gjitha detajet lidhur me turneun, përfshirë datën, vendin dhe mënyrën e pjesëmarrjes, janë të paraqitura në materialin informues (flyer).

Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë drejtpërdrejt organizatorët. Njëkohësisht, shoqata fton edhe sponsorë të ndryshëm që dëshirojnë të promovojnë bizneset e tyre, të bëhen pjesë e këtij organizimi.

Kryesia e Shoqatës “ATDHEU” u bën thirrje të gjithë anëtarëve, mysafirëve dhe dashamirëve që të marrin pjesë sa më masivisht, për të kaluar së bashku një ditë sportive të mbushur me energji pozitive, nën tingujt e muzikës dhe traditës shqiptare. Ky turne pritet të jetë një festë e vërtetë sportive dhe kulturore, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve të tilla në ruajtjen dhe promovimin e vlerave komunitare, transmeton helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkëndija nuk ndalet, mposht edhe Sileksin në Kratovë

0
Tetovarët fituan me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Sileksit në Kratovë dhe arritën fitoren e pestë në po aq ndeshje. Kryesuesi i tabelës me 15...