
Nga Prof. Dr. Xhavit LIPAJ, Zvicër
Zgjohuni, de!
Se ne të gjallët
nuk po mundemi më.
Na është bërë heshtja
një gur mbi gojë,
frika, një hije pas shpine,
përkulja, një çati e ulët
ku jetojmë me kokën përkulur,
ndërsa kujtimi juaj
digjet si prush nën hi,
duke pritur një frymë
që ta ndezë përsëri.
Zgjohuni, de!
Na mësoni të qëndrojmë,
të ngrihemi përsëri
si bari pas shiut,
si shkëmbi që nuk lëviz
edhe kur mbi të përplaset stuhia; se, duke ruajtur kokën,
humbëm fytyrën,
e duke harruar gjakun tuaj,
humbëm rrugën
dhe busullën në terr.
Zgjohuni de!
Koha po na thërret
me zërin e gurëve mbi varret tuaja, me erën që përshkon flamujt, me tokën që ende mban gjurmët e hapave tuaj:
të mos harrojmë kush jemi,
për çfarë ranë ata,
për çfarë duhet të qëndrojmë,
që kujtesa të mos mbetet
një qiri i fikur në erë.
Jo sot, Jo nesēr, Jo kurren e kurres
Vetëm kështu …










