POSTIMET E FUNDIT

Shoqata Humanitare Tuhini pjesë e “Tag der guten Tat” në Zvicër

Më 30 maj 2026, në Zvicër organizohet dita ndërkombëtare e bamirësisë “Tag der guten Tat”, një aktivitet humanitar që promovon solidaritetin, ndihmën dhe përkujdesjen ndaj atyre që kanë nevojë. Në këtë ngjarje me rëndësi humanitare do të marrë pjesë edhe Shoqata Humanitare Tuhini, në bashkëpunim me filialen Coop Supermarkt Zürich Guggach, e vendosur në Hofwiesenstrasse 185, 8057 Zürich. Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Kjo ditë bamirësie do t’u kushtohet nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në Tuhin, Jagoll dhe Dollencë, me qëllim mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve për edukimin dhe mirëqenien e tyre. Shoqata Humanitare Tuhini fton të gjithë bashkatdhetarët, miqtë dhe përkrahësit që të bëhen pjesë e kësaj dite humane dhe solidariteti, duke kontribuar sipas mundësive dhe duke treguar edhe një herë frymën e bashkimit dhe humanizmit shqiptar në diasporë.

Kryetari i Shoqatës, Argjend Lika, së bashku me stafin dhe kryesinë e Shoqatës Humanitare Tuhini, shprehin mirënjohjen për çdo mbështetje dhe pjesëmarrje në këtë aktivitet me rëndësi të veçantë.

Me respekt,
Shoqata Humanitare Tuhini – Zvicër

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB