BallinaEKSKLUZIVERritet me 23,3% numri i pasagjerëve në transportin ajror në Shqipëri, afro...

Rritet me 23,3% numri i pasagjerëve në transportin ajror në Shqipëri, afro 4,8 milionë udhëtarë në tremujorin e tretë 2026

-

Transporti ajror në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, me afro 4,8 milionë pasagjerë të transportuar, ose 23,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë periudhës korrik-shtator 2026, me linjat ajrore kanë udhëtuar gjithsej 4.799.773 pasagjerë, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ky numër ishte 3.892.761. Rritje është regjistruar edhe në aktivitetin e transportit ajror të mallrave, si dhe në lëvizjen e avionëve në hapësirën ajrore shqiptare.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti kanë operuar 35 shoqëri ajrore të huaja. Ndërkohë, në hapësirën ajrore të Shqipërisë janë regjistruar 153.664 fluturime avionësh, ku 81,7% e tyre përbëhen nga mbikalimet. Edhe transporti i mallrave ka shënuar tendencë pozitive. Gjatë kësaj periudhe, volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve ajrore arriti në 732 tonë. Prej tyre, 76,2% përbëheshin nga mallrat e importuara, ndërsa 23,8% nga ato të eksportuara.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, volumi i mallrave të transportuara me rrugë ajrore është rritur me 2,5%.

Shifrat e publikuara nga INSTAT dëshmojnë për një zgjerim të aktivitetit të transportit ajror në Shqipëri, me rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe një ecuri pozitive edhe në transportin e mallrave./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ina Zhupa në Parlamentin italian, në fokus protestat, trashëgimia kulturore dhe...

0
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi takime në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Italisë me drejtuesit e komisioneve...