POSTIMET E FUNDIT

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në New York u vizitua nga autorja dhe redaktorja Sevi Lami Agolli

Nga Fabjola Gjinaj Marku

Autorja dhe redaktorja Sevi Lami Agolli vizitoi shkollën shqipe “Gjergj Fishta” në New York. Në fjalën e mirëseardhjes themeluesi i shkollës historiani Dr. Paulin Marku shpjegoi historinë e themelimit të shkollës, punën dhe përkushtimin profesional me fëmijët, bashkëpunimin e shkëlqyer e mbështetjen prej prindërve të shkollës shqipe dhe aspekte didaktike të organizimit të procesit mësimor. Sevi Lami Agolli, autore e librave për fëmijë dhe redaktore e gjuhës shqipe në shtëpinë botuese “Albas”, në fjalën e saj vlerësoi punën e jashtëzakonshme të themeluesve të shkollës “Gjergj Fishta” Dr. Paulin Marku e mësuese Fabjola, mësuese Dorina për të ruajtur gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Znj. Agolli autore e “Hajdutja e buzëqeshjeve” e “Gënjeshtra të bardha”, nënvizoi dhe theksoi rolin e gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe historisë shqiptare. Znj.Agolli u shpjegoi nxënësve të shkollës shqipe aspekte të letërsisë për fëmijë dhe bashkëbisedoi me nxënësit mbi frikën dhe aspekte të jetës së tyre në moshën e vogël. Ajo uroi jetëgjatësi për shkollën shqipe dhe vlerësoi kontributin e prindërve e mësuesve për punën fantastike. Prindërit dhe mësuesit vlerësuan znj.Agolli për vizitën dhe e falënderuan për mbështetjen dhe librat cilësorë në ndihmë të nxënësve dhe të fëmijëve në diasporë. Fëmijët recituan poezi dhe kënduan këngë të mësuara në shkollën shqipe “Gjergj Fishta” duke mrekulluar të gjithë të pranishmit. /GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB