BallinaKultura`Shkodra Elektronike` me `Zjerm` përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

`Shkodra Elektronike` me `Zjerm` përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

-

Në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), grupi “Shkodra Elektronike” triumfoi me këngën “Zjerm”, duke siguruar vendin e parë dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Kënga “Zjerm” është një krijim origjinal i grupit, i cili ka realizuar muzikën, tekstin dhe orkestrimin. Vendi i dytë në festival iu dha këngëtares së njohur Elvana Gjata me këngën “Karnaval”, ndërsa vendi i tretë këngëtarit Alis me këngën “Mjegull”. Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total, Elvana Gjata 135 pikë, dhe Alis 59 pikë.

Në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në RTSH, janë ndarë edhe dy çmime të rëndësishme nga juria. Çmimin e Kritikës e fitoi grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, duke u vlerësuar për cilësinë e interpretimit dhe përkushtimin artistik. Ndërkaq, çmimi për Tekstin më të Mirë iu dha këngës “Lutem” nga Vesa Smolica, me tekst të Erjona Rushitit, që trajton tematika si ankthi dhe depresioni, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për publikun. Festivali i Këngës është një ngjarje e rëndësishme muzikore në Shqipëri, ku artistë të ndryshëm konkurrojnë për mundësinë për të përfaqësuar vendin në Eurovizion. Eurovizion 2025 do të mbahet në Basel, Zvicër, dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerrm”, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen: Presidentja e Kosovës, forcë stabilizuese për vendin

0
SHBA-ja rithekson përkushtimin ndaj Kosovës dhe perspektivës së saj euroatlantike Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka shprehur mbështetje të fuqishme për presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula,...