Cyrih, 07 maj 2026 – Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Hélène Faggionato Knight, Konsulle e Nderit e Principatës së Monakos në Cyrih.
Siç mëson HelveticALForum.ch, takimi u zhvillua në frymë të ngrohtë dhe konstruktive, duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet misioneve diplomatike dhe konsullore në Zvicër.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të komuniteteve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta evropiane, si dialogu, mirëkuptimi dhe partneriteti.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, z. Berisha i dhuroi znj. Knight një libër kushtuar Nënë Terezës, simbol i paqes, humanizmit dhe vlerave universale, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm respekti dhe afërsie ndërmjet popujve.
Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve institucionale dhe diplomatike në Cyrih, duke dëshmuar përkushtimin e ndërsjellë për bashkëpunim dhe mirëkuptim reciprok, transmeton helveticALForum.ch.




