BallinaDiasporaSelf kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Self kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

-

Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Keith Self, ka shfrytëzuar një seancë kongresionale me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Duke folur pas vizitës së tij në Kosovë, Luginën e Preshevës, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, Self e ka cilësuar rajonin “jashtëzakonisht të brishtë”, ndërsa ka theksuar se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është thelbësor për stabilitet afatgjatë. Ai ka mirëpritur edhe nominimet e ambasadorëve amerikanë në vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë e emërimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, thuhet në një video-mesazh të Self publikuar nga Albanians for America.

Sekretari Rubio ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor dhe të përkushtuara për parandalimin e konfliktit e paqëndrueshmërisë.

Self, i cili ka paraqitur edhe një rezolutë në mbështetje të integrimit të Kosovës në NATO, konsiderohet një nga zërat mbështetës në Kongres për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...