BallinaAtdheuSeanca për Buxhetin 2026 shtyhet për të hënën, pas kërkesës së opozitës

Seanca për Buxhetin 2026 shtyhet për të hënën, pas kërkesës së opozitës

-

Pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se seanca për buxhetin është shtyrë për të hënën, duke nisur nga ora 10:00. Procesi i votimit të buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë u përball me kundërshtime nga partitë opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e dokumentit prej rreth 700 faqesh. Deputetët opozitarë theksuan se kanë nevojë ta lexojnë materialin për të qenë në gjendje të paraqesin propozime konkrete.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kundërshtuar shmangien e procedurave, duke kërkuar më shumë kohë për analizimin e dokumentit financiar. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, kanë theksuar nevojën për trajtim më serioz të buxhetit.

Pas këtyre qëndrimeve, Haxhiu thirri në takim shefat e grupeve parlamentare dhe mori vendim që seanca të shtyhet./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

LORIS QOSE SHKËLQEN NË ARENËN NDËRKOMBËTARE, FITON MEDALJEN E ARTË NË...

0
CËRRIK – Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për nxënësin shqiptar Loris Qose nga Cërriku, i cili vazhdon të dëshmojë talentin, përkushtimin dhe potencialin e...